Gazeta gjermane: Vuçiq thirrje serbëve që ta kuptojnë se e kanë humbur Kosovën

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 07:59 | Nga

Me propozimin për dialog të brendshëm për Kosovën, Aleksandar Vuçiq i hodhi hije të errët historisë serbe në bërjen e së cilës ka punuar edhe vet ai, shkruan ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ lidhur me hapin e presidentit serb.
“Në Serbi këtë vit ka verë me ‘vrima’. Arsye për këtë ka dhënë presidenti Aleksandar Vuçiq i cili në mes të korrikut kërkoi dialog për Kosovën”, thotë kjo e përditshme.

Sipas saj, me propozimin për dialog Vuçiq i ka bërë thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbur, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i kësaj gazete vazhdon duke thënë se Vuçiq ka lënë hije të errët në historinë serbe në bërjen e së cilës dikur ka punuar me zell ndërsa tani ai po kërkon që të pranohet pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 së cilës iu dha mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç është raportuar nga ‘Deutsche Welle’, gazeta shkruan se serbët nuk mendojnë më aq gjatë. Ata kanë në mendje shqetësime të tjera; vende pune, shkolla të mira për fëmijët e tyre, hapësira për banim që mund t’i paguajnë, por jo gjithmonë mitin e Kosovës dhe Serbisë.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” thotë se nga druajtja e humbjes së adhuruesve në Serbi Vuçiq nuk po guxon të shprehet në termet e duhura në lidhje me çështjen e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme