Gazeta italiane: Tirana, destinacioni për të mos u humbur në festat e fundvitit

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është renditur si destinacioni më i mirë për turistët italianë për festat e fundvitit.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re.

“Nga tregjet e vogla përreth pemës së madhe në sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i kudogjendur, – shkruan gazetarja e njohur Fancesca Masotti, – bën që Krishtlindja të ndihet kudo”.

Në suplementin e saj, “Corriere della Sera” evidenton nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për Pyllin Orbital për gjelbërimin e kryeqytetit, si dhe transformimin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri dhe Piramidës që do të nisë së shpejti.

Fancesca Masotti shkruan se “grisë dhe frikës së dhjetëvjeçarëve të regjimit komunist, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj”.

Kryeministri Rama urori sot mirëmëngjesi me shkrimin e botuar në gazetën italiane.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër promovim që i bëhet vendit tonë nga ‘Corriere della Sera’ si destinacion turistik për të mos u humbur në festat e fundvitit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Një fundvit me surpriza në kryeqytetin shqiptar – një qytet i ri dhe “loë cost” – që ndjek gjithë fantazi të ardhmen. Mes muzeve të rinj dhe rampave të ‘Skatebord-it’ mbi simbolet e së shkuarës

Nga Fancesca Masotti

Sfida e radhës ka nisur: Prej nëntorit, Tirana është zyrtarisht kandidate për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2024. Vjen si mirënjohje për një nga qytetet më të reja, alternative dhe ‘loë cost’ e Europës së re, që udhëheq një vend që ka si moto turistike “Go your oën ëay”. Ndiq rrugën tënde. Udhëto sipas mënyrës tënde.

Kryeqyteti shqiptar, ku mosha mesatare, siç e deklaron kryebashkiaku Erion Veliaj, është 27 vjeç, ka katërfishuar popullsinë në 20 vite, është në rritje ekonomike dhe po përjeton një revolucionin “e gjelbër”. Nga shtëpizat e vogla (të bukura prej druri, ngjyrë bakri dhe alabastre) përreth pemës së madhe në sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i gjithpranishëm, bëjnë që atmosfera e Krishtlindjeve të ndihet më shumë se kudo. E kuptueshme për një vend të dalë nga diktatura komuniste vetëm në fillim të viteve ’90. Por, vlera e vërtetë e shtuar e një fundjave në qytet është të ndjesh “urinë e saj për të ardhmen”. Mes arkitekturës otomane, fashiste, komuniste, qiellgërvishtësve të rinj dhe gjelbërimit në zona dikur të braktisura, transmeton atsh.

Mes bunkerëve dhe aromave të forta

Për ta kuptuar vërtet Tiranën, duhet të kalosh nga Blloku. “Ish-lagjja e ndaluar, e rezervuar në atë kohë për elitat e regjimit, sot është mbretëria e të rinjve”, tregon Alice Ophelia Taylor, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste angleze që prej një viti jeton këtu (blogu i saj thebalkanisto.com është ndër më të lexuarit në Ballkan). Atje ndodhet Galeria Fab, në pronësi të Fakultetit të Arteve, ku shpaloset krijueshmëria më e fundit, dhe më e mira e artit të rrugës në Shqipëri, e promovuar nga administrata lokale me projekte të tilla si MurAl, një bashkëpunim mes Bashkisë dhe laboratorit të Leçes “Rruga 167/B”, i cili në 2018 bëri bashkë mjeshtra të muraleve italianë, francezë, serbë dhe uruguaianë. E mandej bare, pub-e, galeri arti dhe studio arkitekturore, të hapura nga ata që kanë ndjekur kurse në Londër apo Milano, që kanë vendosur të kthehen.

Lufta kundër smogut

Prej qershorit, në qytet janë hedhur në qarkullim 4 mijë biçikleta të markës Mobike, përkrah biçikletave të EcoVolis, që ka startuar në 2011. Një ide e përkryer për një qytet të sheshtë dhe me dimër të butë. Projekti Tirana 2030-TR030 parashikon një brez pyjesh përreth qytetit. Studioja holandeze Mvrdv parashikon gjithashtu rikonstruksionin e Piramidës, mauzoleumit famëkeq, i ndërtuar nga familja e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1988. Njëherë bazë e NATO-s për luftën në Kosovë, pastaj klub nate, dhe tani është një ri-gjetje për “skater” (patinazh).

“Do të mbetet një hapësirë për të rinjtë”, thekson kryebashkiaku 39-vjeçar. “Një qendër multifunksionale për edukimin teknologjik, me një teatër dhe një librari. Do të jetë gati për qershorin tjetër”. Ndryshimi ndihet kudo në sheshin “Skënderbej”, zemra e qytetit është rikonstruktuar dhe është kthyer në pedonale, duke mirëpritur koncerte falas. Përreth janë mbjellë qindra pemë. Për gazetarin Stephen Burgen, të gazetës angleze “The Guardian”, e bukura e Tiranës qëndron në kaosin e saj, godina të viteve ’40, të suvatuara me suva fosforeshente, xhami dhe kisha ortodokse. Pasqyrë e një historie torture. Për të prenotuar turin “Communist Tirana” (Tirana komuniste) të “Good Albania”, do të thotë të vizitosh vendet që përdoreshin për t’i shpëtuar sulmeve, si BunkArt dhe BunkArt2, Shtëpia e Gjetheve, që rrëfejnë aktivitetin e ish policisë sekrete.

Grisë dhe frikës së atyre dhjetëvjeçarëve, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj. Këto elemente ndeshen tek “Pazari i Ri”, një pazar i rikonstruktuar në vitin 2017, në verilindje të sheshit “Skënderbej”, ku gjen japrakë me oriz, të mbështjellë me gjethe, dhe speca me gjizë. Po kështu, zbulohen shije të reja edhe në lokalet e tjera, si Mullixhiu, apo në vendet ku gjithçka është bio dhe me prodhime lokale, si në Fishtë, një orë larg nga Tirana. Këtu, agroturizmi, si tek Mrizi i Zanave, bën që lënda e prodhuesve të vegjël të kthehet në një kryevepër duke shoqëruar vreshtarinë autoktone, si Kallmet Prestigj. Niset nga tradita antike, shpesh e varfër, për të kaluar tek tendencat e reja. Pak a shumë, si ky qytet. /Telegrafi/

Të ngjashme