Gazetarët e kameramanët e medieve vendore kanë vendosur mikrofonët e kamerat e tyre në tokë, këtë të mërkurë, në kohën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti po dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të shkuar në Qeveri, raporton Ekonomia Online.
Ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave.

