Dy gazetarë të lidhur me Radion Evropa e Lirë, Yelena Vladykina and Ivan Belyaev si dhe dy anëtaret e grupit protestues, Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova dhe Veronika Nikulshina janë shtuar në listën kundërthënëse të “agjentëve të huaj” të Federatës Ruse, njoftoi Ministria ruse e Drejtësisë më 30 dhjetor.
Ministria këtë herë shtoi në këtë listë tetë persona. Aktualisht në të ndodhën 111 persona dhe organizata në total.
Autoritetet ruse shtojnë në këtë listë individë dhe organizata për të cilët pohojnë që financohen nga jashtë vendi dhe merren me aktivitete politike.
“Këtë vendim e sollëm në bazë të dokumenteve që morëm nga institucionet përkatëse. Sipas informatave të ofruara këta persona sistematikisht u shpërndajnë materiale një grupi të pacaktuar të personave dhe marrin mjete financiare nga jashtë”, shkruan në njoftim.
Vladykina është gazetare e „North.Realities“, programit të Radios Svoboda ndryshe shërbimit të Radios Evropa e Lirë në gjuhën ruse, derisa Belyaev është redaktor i rrjeteve sociale të këtij shërbimi.
Në anën tjetër, grupi përformues, Pussy Riot u bë i njohur kur disa anëtare të tij u dënuan për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”, për shkak të një përformance në Kishën e Moskës së Krishtit Shpëtimtar. Vajzat aty kënduan një “himn” kundër liderit rus, Vladimir Putin i cili atëkohë ishte kryeministër i Rusisë dhe udhëhiqte fushatën që të kthehej në postin e presidentit.
Në protestën e dytë, anëtaret e Pussy Riot përfshirë Nikulshinën ndërpriten finalen e Kupës së Botës në futboll në vitin 2018 në Moskë e cila luhej në mes të Francës dhe Kroacisë. Ato kishin hyrë në fushë të veshura në uniforma policore.
Ligjet për “agjentët e huaj” kërkon prej atyre të cilët u shpallen të tillë të regjistrohen tek autoritetet dhe të shënojnë përmbajtjen duke theksuar se heqin dorë nga përgjegjësia, në të kundërtën ballafaqohen me dënime. Ligji u miratua në vitin 2012 dhe është përditësuar në mënyrë të përsëritur.
Mediat tjera po ashtu nuk guxojnë të citojnë organizatën e cila karakterizohet si “agjent i huaj” e të mos e theksojnë këtë.
Për shkak të këtij shënjimi, shumë organizata joqeveritare e mediave u desh të ndërpresin punën për shkak të uljes së të ardhurave nga reklamuesit