Për pesë ditë më radhë, gazetarë nga Kosova, falë organizimit nga kompania “Fibula”, kanë vizituar vendet më të mira bregdetare që ka Shqipëria për “Vera 2020″.
Në kuadër të këtij udhëtimi gazetarët kanë qëndruar në Godinën e Bashkisë së Vlorës, ku u pritën ngrohtësisht nga Kryetari Dritan Leli, raporton Ekonomia Online.
Gjatë këtij takimi Leli tregoi më shumë për historinë e kësaj godine, teksa tha se kjo ajo është rikonstruktuar në mandatin e parë të punës së tij si kryetar.
“Godina e Bashkisë së Vlorës është një Godin italiane e ndërtuar më shumë se 100 vite më par të cilën e kemi rikonstruktuar në mandatin e parë të punës sime si kryetar i bashkisë se Vlorës. Kjo godinë kishte probleme pa fund mirëpo sot falë mbështetjes të Qeverisë Shqiptare dhe atë personale të Kryeministrit Edi Rama edhe ky institucion është konservuar për të qëndruar gjatë, si objekte të rëndësishme të qytetit” tha ai duke treguar tutje për punën që do bëhet në të ardhmen në këtë bashki për vizitorët.
“Jemi duke punuar që në pjesën e mbrapme të godinës të ndërtojmë sallën e re të këshillit bashkiak të këshilltarëve të cilët nuk kanë sallë të standardit që ka godina historike e bashkisë së Vlorës”.
“Gjatë sezonit turistik ne kemi përdorur godinën e Bashkisë se Vlorës si një destinacion turistik për vizitorët, duke u shndërruar në një galeri arti të gjitha pikturat e galerisë së artit vendosën në muret e godinës historike, dhe janë vizitoret ata të cilët mund të informohen për burimin e njerëzve që qëndrojnë pas këtij burimi, nga një staf i tërë arkitektësh specialistët, urbanistësh të cilët punojnë ngushtësisht me të gjitha studiot e huaja që falë bashkëpunimit me fondin shqiptarë të zhvillimit kanë mbërritur në Vlorë dhe të gjithë së bashku kanë realizuar projekte të rëndësishme të kulturës”, tregoj Leli.
Ai ka falënderuar të gjithë vizitorët që kanë qëndruar në Vlorën historike, ku ka bërë thirrje edhe për këtë sezon që të vizitohet ky vend sepse siç tha ai në këtë qytet ka shumë histori dhe bujari për tu treguar.
“Do doja që nëpërmjet medieve tuaja dhe çdo publikimi të mund të kemi sa më shumë vizitorë. Ata të cilët kanë vizituar Vlorën deri më sot faleminderit që kanë bërë këtë dhe i mirëpres në vitet në vazhdim sepse Vlora ka shume për të afruar, ka shumë histori për të treguar ka shumë bujari”, tha ai.
Në anën tjetër, pronari i “Fibula” Shpëtim Turku, ka falënderuar kreun e Bashkisë për pritjen e ngrohtë derisa ka shtuar se kanë zgjedhur Vlorën për këtë ekspoze me gazetarët sepse ka një bregdet të mrekullueshëm, raporton EO.
“Faleminderit kryetarë, faleminderit shokëve nga Kosova për të realizuar këtë media trip. Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për të vizituar bukurit e qytetit të Vlorës. Vlora përveç qytetit historik ka edhe një bregdet të mrekullueshëm”, shtoj Turku.
Falënderim pati edhe pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, i cili tha se Vlora është ndër vendet më të preferuara të kosovarëve.