Prej dy ditësh një grup gazetarësh nga Kosova ndodhen në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të promovimit të turizmit.
Paraditën e sotme grupi i gazetarëve u prit nga kryetari i bashkësë së Vlorës, Dritan Leli. Me këtë rast, Leli falënderoi kryetarin e Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, teksa apeloi te qytetarët qe të zgjedhin Vlorën për pushime e cila njihet për veçantitë e saj.
“Vlora në shumë kohë në shumë vite dhe shumë dashuri dhe përkujdesje janë bërë streha e akomodimit të shume qytetarëve nga Kosova që zgjedhin Vlorën për pushime”.
Ai tha se si gjithmonë gazetarët kanë transmetuar lajme pozitive nga Vlora.
Ai foli edhe për muzeun i cili mbetet i admirueshëm për shumë vizitorë.
“Pak para se të vija kisha në takim me drejtorin e muzeut të pavarësisë që ka bërë disa rregullime. Pavarësisht që jemi të mbyllur në ambient të hapur numri i vizitorëve në muze është i admirueshëm dhe për këtë qytetarët nga Kosova janë pjesa më e rëndësishme e tij”, tha Leli.
Kryetari Leli shpërndau mirënjohje për te gjithë qytetaret nga Kosova qe këtë herë kanë bërë solidaritetin e të qenit bashkë për të bëre pushime dhe për të mbështetur ekonomitë reciproke.
“Uroj që të jenë më të shumtë në numër. Vija bregdetare ngelet më të frekuentuarat në gjithë Shqipërinë, Lugomaria dhe janë thirrja për të zgjedhur Vlorën”, u shpreh ai.
E Ruzhdi Kurtishaj falënderoi për pritjen ne Vlorë dhe bashkëpunimin mes tyre që të jenë mediet, për të cilat tha se janë zëri më i madh për çdo shqiptar për të kaluar pushimet në Vorën e trashëgimisë kulturore.
Ai tha se krejt këtij bashkëpunimi i shtohet ky Hoteli “Regjina Blu”.
“Jemi këtu në avlirë të Ismail Qemali dhe ju bashkohet Deti Jon dhe Adriatik dhe kemi ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit”, tha ai..
Andaj për kurtishaj është ditë e veçantë që gjendet për të tretën herë me sloganin “Pusho Shqip”.
Ai tha se është krenar që kanë arritur të ndërtojnë raporte të mira dhe të kenë agjenda për të promovuar turizmin.
Vasil Bedinaj, kryetar i Shoqatës së Vlorës falënderoi kryetarin për gatishmërinë për të bërë të mundur bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai falënderoi edhe “Sharr Travel” dhe klientët e Kosovës që kanë zgjedhur pushimet në Vlorë.
Ai shpreson që ky sezon të shkojë sa më mirë, teksa i sugjeroi kosovarët të bëjnë pushime në Vlorë.