Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot organizon aksion protestues në mbrojtje të lirisë dhe sigurisë së gazetarëve. Aksioni protestues do të mbahet në orën 12:00, tek sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo protestë erdhi si shkak pas sulmit të djeshëm ndaj Vehbi Kajtazit, gazetarit dhe kryeredaktorit të Gazetës “Insajder”.