Sot janë mbajtur zgjedhjet në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Nëpërmjet votave, gazetarët pjesëmarrës në këtë Kuvendin zgjedhor kanë votuar Xhemajl Rexhën si kryetar të AGK-së. Ndërkaq në të njëjtën Kuvend janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit.
Në Kuvendin Zgjedhor kanë marrë pjesë 320 anëtarë të cilët i votuan 8 anëtarë të Bordit.
“Ndërsa, anëtarë të rinjë të Bordit të AGK-së janë zgjedhur: Naile Dema Selmani me 143 vota, Albionetë Ademi me 109 vota, Besnik Latifi me 88 vota, Naim Sadiku me 83 vota, Burim Zariqi me 82 vota, Dukagjin Rudari me 78 vota, Pranvera Behluli me 67 vota dheMentor Buzhala me 66 vota”, thuhet në postimin e AGK-së.
Ndërsa Xhemajl Rexha ka marrë 171 vota dhe tri fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.