Partia Shqiptare Demokristiane njofton se me vendim të kryeministrit Isa Mustafa, Emanuel Demaj është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Emanuel Demaj është sekretar i Përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishte në koalicion me PDK-në.