Gazetari gjerman, Michael Martens tha se do të jetë interesante për ta dëgjuar presidentin serb Aleksander Vuçiq si e përshkruan situatën në një vend ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet.
Martens këtë e tha pasi Vuçiq pritet të jetë i ftuar sot në CNN, raporton Klankosova.tv
“Dje më thanë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të jetë sot në CNN. Do të jetë interesante ta dëgjojmë se si do e përshkruajë situatën në një ambient ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet”, ka shkruar ai.
Serbian President Aleksandar Vučić is supposed to be on CNN tonight, I was told yesterday. Will be interesting to hear how he describes the situation in an environment where he cannot control the questions.
— Michael Martens (@Andric1961) October 2, 2023