Gazetariu Shkumbin Kajtazi njoftoi se është konfirmuar se një i ri, rreth 30 vjeçar, mërgmtar, është mbytur në liqen të Ujmanit.
Kajtazi nga vendi i ngjarjes tha për viktimën se kishte ardhur para pak ditësh në pushime në Kosovë.
“Jam ne Ujman dhe po marr informacione nga vendi i ngjarjes. Tashme eshte e konfirmuar se eshte mbytur nje djale i ri rreth 30 vjeçar, i cili eshte mergimtar qe kishte ardhur para pak ditesh per pushime neKosove. Ai dyshohet se kerceu nga ura e madhe e Ujmanit dhe nuk doli me. Ende po vazhdon kerkimi per gjetjen e trupit te pajete”, tha ai.