Gazetari serb: Asociacioni do të bëhet!

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe gazetari serb i cili tha se “Jam kosovar”, Branislav Krstic, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet por se i njëjti ka mbështetjen e SHBA-së për të qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Analisti Krstic thotë se SHBA-të janë lodhur nga Ballkani gjë e cila sipas tij, shpjegon intesitetin e dialogut, shkruan Dukagjini.

“Ne e dimë që forcat euroatlantike janë në këto 20 vitet e fundit, për hereë të parën kaq të angazhuar ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar. Çka na shpjegon ajo? Forcat ndërkombëtare e kanë kuptuar që tash i kanë në Ballkandy liderë që janë jashtëzakonisht të fuqishëm në shtetet e tyre. Që domethënë kemi një diktaturë në Beograd e cila është e kontrolluar nga Vuçiq dhe e kemi një atomsferë pluralizmi në Kosovë ku është Kurti që ka 51 përqind të votave të shtettit të Kosovës”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “Më duket që janë mërzit me ne nga Ballkani edhe tash është mjaft.Ndër të tjera, ai ka thënë se asociacioni mbetet një realitet për Kosovën që po pret implementimin e tij.

“Asociacioni do të bëhet, ajo është realiteti i shtetit të Kosovës…kemi mbështetjen nga SHBA-të se nuk do të bëhet nëse nuk përputhet me Kushtetutën”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “Jam i sigurt që deri në fund të vitit do të zbatohen çasjet e ndryshme të përfshira në planin franko-gjerman”.

Të ngjashme