Gazetari shqiptar e pret Bërnabiqin në Maqedoninë e Veriut me bluzë me mbishkrimin “Sapo dolëm nga pylli”

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ndodhej për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku nuk i ka shpëtuar provokimit të një gazetari shqiptar.

Furkan Saliu kishte zgjedhur të vishte një bluze me figurat më të njohura shqiptare dhe me mbishkrimin: “Sapo dolëm nga pylli”.

Kjo zgjedhje e gazetarit është bërë për të ironizuar deklaratën fyese të Bërnabiq ndaj liderëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i quajti “njerëz që kanë dalë nga malet”.

Gazetari e pyeti kryeministren përse nuk po hapet pika kufitare Preshevë-Llojan, ndërkohë që Brnabiq tha se po shqyrtohet si mundësi.

Ajo nuk bëri asnjë koment mbi bluzën ku ndodheshin, ndër të tjera fotot e Nënë Terezës, Xherdan Shaqirit, Rita Orës, Bebe Rexhës apo Majlinda Kelmendit./TCH/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme