Gjykata në Marok ka dënuar me një vit burgim gazetaren Hajar Raissouni, e njohur si kritike e autoriteteve qeveritare. Por, ajo çfarë ka bërë më së shumti bujë është akuza që rëndon mbi të – abort ilegal dhe marrëdhënie intime jashtëmartesore, për të cilat ajo pretendon se kurrë nuk kanë ndodhur, shkruan Guardian.
I fejuari i saj, profesori Rifat al-Amin, është dënuar me një vit heqje lirie për bashkëpjesëmarrje në “krim”. Në anën tjetër mjeku Mohammad Jamal Belkeziz, akuzohet për kryerjen e abortit dhe është dënuar me dy vite burgim, transmeton Telegrafi.
Në një letër të shkruar nga burgu, Raissouni thotë se akuzat janë shpikur dhe se asgjë nuk ka të vërtetë. Madje të akuzuarit pretendojnë se aborti kurrë nuk ka ndodhur dhe se Raissouni është cak i autoritetet marokene, për shkak të raportimeve të saj për incidentet në veri të vendit, gjë që për këto raportime edhe ka fituar çmim.
Kurse avokati i saj, Mohammad Sadkou thotë se gjykimi është represiv, duke shtuar se vendimet e marra nënkuptojnë që autoritetet marokene duhet të respektojnë konventën ndërkombëtare që i garanton çdo personi të drejtat dhe lirinë dhe “assesi të mos besojnë në gënjeshtra dhe gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë”.
Raissouni u arrestua më 31 gusht së bashku me të fejuarin para një klinike në Rabat. E mbështetësit e saj besojnë se arrestimi, marrja në pyetje dhe shumë gjëra tjerë kanë për qëllim që ta poshtërojnë Raissouni publikisht. Sipas tyre të gjitha akuzat e ngritur kundër saj janë të menduara. /Telegrafi/