Gazetarja Shevroja: Sali Berisha mund të arrestohet nesër

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mund të arrestohet nesër nga SPAK-u.

Kështu deklaroi në Info Magazine, gazetarja Erneta Shevroja.

“Në ditën e sotme nuk ka një vendim për Sali Berishën. Nuk ka një njoftim që gjykata do të mblidhet dhe do të ashpërsoj masën ndaj Sali Berishës. Ajo që pritet është nesër. Do të kemi një vendimmarrje nga ana e SPAK-ut dhe z. Berisha, do të vendoset në masën e arrestit shtëpiak, Dhe, pastaj mund të vazhdohet me masën e arrestit me burg”, tha Shevroja.

Ditë më parë, Struktua e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pati bërë kërkesën për heqjen e mandatit të Berishës.

Kjo është aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe pas kësaj ish-kreu i PD-së mund të përfundoj në pranga.

Të ngjashme