Gazetarja shqiptare kritikon Egzonën që nuk shpëtoi mbrëmë Dj Dagz nga zingjiri i lojës

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë Dj Dagz u eleminua nga shtëpia e Big Brother VIP pas dy muajsh qëndrimi aty.

Në një nominim me Einxhel Shkirën, të dashurën e tij, Dagz mori më pak vota dhe kështu ai la përfundimisht lojën e BBV.

Të shumta kanë qenë komentet nga ndjekësit në rrjete sociale që kritikuan shumë Egzonën, banoren nga Kosova e cila njihej prej vitesh me Dagz, derisa e quante dhe vëlla.

Madje, njëra nga analistet e “Fan Club”, njëherit dhe gazetare, Suada Daci, ka kritikuar Egzonën dhe Beatrixën, derisa ka publikuar pamje kur kjo e fundit po qante pas largimit të Dj Dagz.

“Tani kjo goca pse qan? Në këtë pikë të lojës ku kanë arritur, të gjithë do donin që ata që konsiderojnë miq t’i shpëtonin. Dhe se kam vetëm për Beatrix por edhe për Egzonën nga Kosova që konsideron Donaldin më shumë shok se Dagzin me të cilin njihen prej vitesh”, ka shkruar Daci.

Kujtojmë se këtë javë në nominim janë Beatrix, Einxhel dhe Donaldi, nominim ky që erdhi nga hapja e kutisë së Pandorës nga Arbëri./Reporteri.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme