Gazmend Abrashi kërkon votimin e marrëveshjeve nga të cilat Kosova përfiton miliona

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar edhe nga deputetët e opozitës që të votojnë për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, nga e cila Kosova përfiton miliona euro.

“Ju ftoj që ta votojmë marrëveshjen për fonde dhe projekte që janë në interes të qytetarëve të Kosovës. Projektligji  për ratifikimin për fuqizimin e sektorit financiar ka për qëllim përmirësimin e qasjes për ndërmarjet e vogla dhe të mesme”.

“Vlera e përgjithshme për kredi është 22 milionë dhe periudha e kthimit është për 25 vite dhe mjetet do të përdoren për rimëkëmbje pas pendemisë”, tha Abrashi.

https://www.facebook.com/224363277704428/posts/1849273718546701/

Të ngjashme