Nënkryetarit të AAK-së, Gazmend Abrashi, ka reaguar pas sulmeve terroriste në Barcelonë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, lidhur me sulmet ai ka thënë se kushdo që kryen sulme terroriste ka vetëm formë njeriu.
“Sulmet terroriste nga kushdo qofshin e kudo qofshin janë akte qyqarësh që kanë për qellim të ndjellin frikë dhe tmerr në masë. I tillë ishte edhe sulmi në Barcelonë, ku mbetën 13 të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosen”, ka thënë Gazmend Abrashi.
Ai është shprehur se ata që kryejnë akte të tilla nuk kanë as shpirt, as zemër, as ndjenja e asgjë tjetër njerëzore. Ata kanë vetëm formë njeriu.