Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, me anë të një postimi në Facebook, i ka reaguar Kryeministrit Albin Kurti rreth veprimeve të tij të fundit.
Syla, në postimin e tij, ka pasur edhe një thirrje për Kurtin.
“Albini e përjashtoi veten dhe Kosovën me heqjen e taksës, duke i dhënë kredit Presidentit që të flasë në emër të Kosovës”, shkroi Syla.
“Vepro sa s’është bërë vonë Kryeministër”, ka shtuar Syla në postimin e tij.