Gazmend Muhaxheri nuk e zbatoi aktvendimim e Apelit

Pejë | 08 Maj 2017 | 19:52 | Nga

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri G.M. si person përgjegjës, më datë 24 mars 2016, në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ka refuzuar të ekzekutojë vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.

Në atë mënyrë që, pasi Gjykata e lartcekur ka marrë Aktvendim me të cilin ka refuzuar të pa-themeltë ankesën e të autorizuarit të debitorit Komuna e Pejës, me Kryetar G.M., ndërsa Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë-Departamenti i Përgjithshëm e ka vërtetuar.

I pandehuri nuk e ka ekzekutuar vendimin në fjalë, ndonëse ka qenë i obliguar që vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës ta respektojë në tërësi, duke e kthyer të dëmtuarin H.S. në vendin e punës, drejtor i Auditimit të Brendshëm me të gjitha të drejtat dhe detyrimet, e duke ia paguar 50% të pagës nga dita e pezullimit deri në zbatimin e këtij vendimi.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Të ngjashme