Gazmend Syla përkulet para bustit të Shote Galicës: Gruaja shqiptare pjesë e përpjekjeve për liri

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Gazmend Syla përkulet para bustit të Shote Galicës: Gruaja shqiptare pjesë e përpjekjeve për liri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka nderuar sot me përkulje përpara bustit të saj heroinën e madhe shqiptare Qerime Radishevën, e njohur si Shote Galica.

Syla, në njoftimin e tij, ka shkruar se femra shqiptare ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e shqiptarëve për liri.

Ai ka numëruar betejat nëpër Kosovë ku ka marrë pjesë, në periudha të ndryshme të historisë.

Njoftimi i plotë i Sylës:

Sot nderova në 93-vjetorin e vdekjes, Heroinën QERIME (Halil) RADISHEVA, e njohur si Shote Galica. 

U lind më 4 tetor të vitit 1895 në fshatin Radishevë të Drenicës. Ishte bashkëshortja dhe bashkëluftëtarja e prijësit të çetave çlirimtare, Azem Bejtë Galica.

Betejat ku mori pjesë:

1919 – Kryengritja e Rrafshit të Dukagjinit 

1922-23 – Mbrojtja e Zonës Neutrale të Junikut 

1924 – Mbrojtja e zonës së lirë të Drenicës (Arbëria e Vogël) 

Ajo humbi 22 anëtarë të familjes në luftërat për çlirim. 

Rrugën e saj e ndjekën shumë gra heroina si Marie Shllaku, Gjystina Shkupi, Ylfete Humolli, Nurije Zekaj, Nëna Zahide Jashari me bija, mbesa e reja, Nëna Aze Brahimaj, Xhevë Lladrovci, Mervete Maksutaj, Fatime Hetemi, Antigonë Fazliu, Luljetë Shala, Hyre Emini, Serbeze Gashi, Njomëza Lipaj, Mukadeze Lika, Gjylsere Sahiti, Lumnie e Jehonë Raka, Melihate Rama, Fatime Bazaj, Hadije e Afërdita Spahiu e shumë të tjera.

Femra shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet tona për liri. Edhe përtej edukimit të brezave, ajo ishte aktive në të gjitha periudhat historike, me penë, shpatë e pushkë. 

Një komb si i joni duhet të jetë krenarë për heroinat e tij. 

Lavdi!

Të ngjashme