Gazmend Syla përkujton dëshmorin Ahmet Kaçikun

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka përkujtuar komandantin e Brigadës 162, Ahmet Kaçiku nga Bitia e Shtërpcës dhe dëshmorët e tjerë që ranë heroikisht 21 vjet më parë, në mbrojtje të popullatës civile në Reçak.

Përmes një statusi në rrjetin social Faceook, Syla ka thënë se Brigada 162, me krenari mbajti dhe nderoi emrin e Kaçikut me beteja deri në ditën e Çlirimit

“21 vite më parë në mbrojtje të popullatës civile në Reçak, nga 15 deri 19 janar 1999, ranë heroikisht Dëshmorët: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Lutfi Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami. Karavanit të tyre iu bashkua dhe komandanti i Brigadës, Ahmet Kaçiku nga Bitia e Shtërpces, një vigan që u kthye nga mërgimi në mbrojtje të Atdheut. Brigada 162, me krenari mbajti dhe nderoi emrin e tij me beteja deri në ditën e Çlirimit”, ka thënë Syla.

Të ngjashme