Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, ka shkruar një status në Facebook ku ka cituar kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e cila ishte shprehur se ajo dhe kolegu i saj, Ilir Deda, që janë duke e themeluar partinë e re kanë pasur mundësi të jenë në secilën parti politike.
“Mimoza Kusari – Lila: “Secili prej ne të rinjve që jemi të mendësisë së njëjtë dhe tjerët që i presim, kemi mundur të jemi pjesë e partive. Unë personalisht kam mundur të jem në cilëndo parti aktuale…”
Zonja Kusari-Lila si duket harron që ajo ka qenë pjesë e një partie politike….po edhe bashkëpartiaku i saj i ardhshëm Ilir Deda gjithashtu….e për të tjerët mbetet ta shohim…”, ka shkruar Gecaj në Facebook