Gecaj: Numri rendor në listë ka pak rëndësi

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 19:19 | Nga

Këshilltari i kryeministrit në largim, Bajram Gecaj, ka reaguar lidhur me raportimet që janë bërë për renditjen e tij në listën e LDK’së për deputet. Ai ka thënë se nuk ka rendësi fare se ku gjendet emri i tij. Siç ka shkruar ai në Facebook, me rendësi është që elektorati të mund ti preku të gjithë kandidatët dhe nga lista më e mirë të zgjedhë më të mirët.
Gazeta Express gjatë ditës ka treguar se Gecaj ndodhet në numrin 74 të listës për kandidat për deputet në koalicionin LDK-AKR-Alternativa, duke përmendur edhe faktin se nuk i është shpërblyer mjaftueshëm kontributin që e ka dhënë gjatë kohës sa Mustafa ka qenë në krye të Qeverisë.

Ky është reagimi i Gecajt në Facebook:

LISTA QË NA BASHKON PER TA LUFTUAR TE KEQEN

Tituj sarkastik por edhe të neveritshëm lidhur me numrat rendor në listën zgjedhore të LDK-së u panë nëpër disa portalet, posa u publikua ajo. Si duket po harrohet se po bëhet fjalë për një parti të madhe, shumë të madhe.

Po harrohet, mbase jo pa sherr se, kur flasim për LDK-në kemi të bëjmë me parti të vlerave, ku individi është sublimim i grupimit i cili mendon, punon dhe vepron për qytetarin dhe shtetin e Kosovës. Duhet ta kuptoni se LDK është mendim dhe veprim i organizuar, për të cilën më e rëndësishmja tani nuk është ku gjindet individi në renditje liste, por a do ta dërgojmë koalicionin e territ në shportën e historisë një herë e përgjithmonë.

Një shembull të mirë para disa ditësh e dha edhe Kryeministri Mustafa kur lëshoi rrugë gjeneratës së re. Rredhimisht pak ka rendësi numri rendor në listat e hapura, posaçërisht për ata të cilët ishin, janë dhe do të mbesin gjithherë aktivistë dhe mbrojtës më të dedikuar të partisë dhe shtetit. Me rendësi është që elektorati të mund ti preku të gjithë kandidatët dhe nga lista më e mirë të zgjedhë më të mirët (best of the best). Shihemi fitimtarë në Kuvendin e pas 11 qershorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme