Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur përkrahjen e vëllezërve Geci të Skenderajt.
Ish deputeti Gani Geci në një postim në Facebook, ka shkruar se vëllezërit Geci tash së fundmi i kanë mësuar dëshirat e disa anëtarëve të Kryesisë së LDK-së.
Postimi i plotë i Gani Gecit:
“Ne Vllezrit Geci tashë se fundmi i kemi mësuar Dëshirat e disa antarve te Kryesis së LDK-ës e ato ishin:
Qe ne Vllezrit Geci te luftojmë me Ramushë Haradinajn dhe AAK-en ,me Kadri Veselin dhe PDK -en me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen ,me Hashim Thaqin e me Rexhep Selimi dhe me Behgjet Pacollin dhe AKR -en.
E tani me ardhë ne pushtet Isa Mistqfa ,Ismet Beqiri ,Agim Veliu ,Naser Osmani e Armend Zemaj .
E ne vllezerve Geci kur të vin kta ne pushtet me na qu ne Dyzë.
E jo ma ska ma ashtu .!
Tashë e tutje sa here që kta benë kualicione për interesa te ngushta me të apostrofuarit edhe ne do bējmë kualicione pēr intetesa tona familjare” (sic.), ka shkruar Geci.