Genc Nuzës i besohet drejtësia në ndeshjen kualifikuese “Euro 2024”

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza ka marrë një superlajm nga UEFA, pasi ia ka besuar ndarjen e drejtësisë në Kualifikimet për Kampionatin Evropian, çka është hera e parë që do ndodh për një gjyqtar kosovar.

Nuza do të ndaj drejtësinë në sfidën Finlanda – San Marino, që është një tjetër e arritur për FFK-në dhe gjyqtarët kosovarë. Ai do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Lajmin e ka dhënë vet Nuza përmes një postimi në Facebook. “Jam shumë i lumtur për një tjetër sukses dhe se ky emërim për ndeshjen, Finlandë – San Marino dëshmon edhe njëherë vlerësimin e punës time profesionale nga ana UEFA-s”, ka shkruar Nuza.

Postimi i plotë i Genc Nuzës:

Të nderuar miq,

Kam kënaqësin të ndaj me ju edhe një tjetër arritje si gjyqtar ndërkombëtar i futbollit.

Krahas Kombëtarës së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kosova do të përfaqësohet edhe me gjyqtar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

Jam shumë i lumtur për një tjetër sukses dhe se ky emërim për ndeshjen,Finland-San Marino dëshmon edhe njëherë vlersimin e punës time profesionale nga ana UEFA-s.Krenar dhe i nderuar të jem gjithmonë gjyqtari i parë i Kosovës i cili bënë debutime në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite.

Paraqitjet në stadiume siç është “Helsinki Olypmic Stadium”me shumë histori,dikur ishin ëndërr tani janë realitet dhe se me punë do të synoj suksese edhe më të mëdha në të ardhmën.Së bashku me ekipin tim dhe kolegët nga Kroacia të cilët do të asistojnë nga sistemi VAR, uroj të kemi fat e sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme