Rrëfehet Genc Nuza, pasi u delegua në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza do ta përfaqësojë vendin edhe në kualifikimet e botërorit “Rusia 2018”. Ai është deleguar si gjyqtari i katërt për ndeshjen San Marino – Irlandë e Veriut.

Nuza premton se do ta përfaqësoj referimin e futbollit kosovar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Nuk kisha me thënë suksesi më i madh, por normalisht kompeticioni më i rëndësishëm deri më tash, kur dihet që është ndeshje kualifikuese e kombëtareve A, për Kampionat Botëror. Është arritje e madhe për mu dhe gjyqtaret e futbollit kosovar që në vitin e parë të na besohen kësi lloj ndeshje dhe kompeticione të rëndësishme”, ka thënë Nuza.

Kosovari ka folur edhe për të ardhmen, ku do të mundohet ta jep më të mirën nga vetja për çdo ndeshje futbolli.

“Synimi im është të përgatitem sa më shumë që çdo ndeshje të jap më të mirën dhe ta përfaqësoj referimin e futbollit të Kosovës në mënyrën më të mirë në çdo ndeshje. Pastaj sukseset do të vijnë vet”, përfundoi gjyqtari kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme