Genc Salihu, skenaristi i edicionit të tretë Festivalit të Këngës në RTK

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Artisti Genc Salihu do të jetë skenaristi i edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK.

Ai ishte pjesë e festivalit të RTK-së edhe në edicionin e kaluar, si prezantues i festivalit, por edhe si performues.

Për të folur lidhur me edicionin e ri të festivalit dhe detajet të cilat do ta përcjellin këtë ngjarje të madhe muzikore, Genci është i ftuar të mërkurën në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”.

Festivali i Këngës në RTK do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor, ku gjithsej 20 këngë dhe artistë të artit muzikorë janë në garë për çmimin e parë të festivalit “Fest 3”.

Të ngjashme