Gent Cakaj i del në mbrojtje ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal.

Sipas tij, ky veprimi është kryer në urdhra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim për ta frikësuar ambasadorin në fjalë dhe familjen e tij, transmeton Klan Kosova.

“Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim nga veprimtaria e dhunshme”.

“Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekje e drejtpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së 2020”.

“Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që duam: kjo nuk është kurrsesi as Shqipëria e tanishme. Kjo është Shqipëria e një grupi rrugë-humburish politik dhe huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të diplomatit Cakaj në Facebook.

https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2322760814660213

Të ngjashme