Pas suksesit të madh me këngën e saj të fundit “Ca me bo”, Genta Ismajli vitin 2021 do ta nisë me një tjetër bashkëpunim.
Sipas medias turke “Haberler”, kënga e re e këngëtares shqiptare do të jetë bashkëpunim me një artist turk, si dhe do të jetë në gjiuhën turke.
Se po punon diçka të re, këtë e ka konfirmuar edhe vet Genta në një postim në profilin e saj në Instagram.
“Vazhdon”, e ka përshkuar ajo fotografinë teksa shihet në një studio muzikore.