Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli po qëndron në Shqipëri.
Ajo është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka realizuar edhe një fotografi.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, artistja tregon se Ramën e falënderoi për mbështetje dhe sinqeritetin e tij.
“I shprehim mirënjohjen tonë kryeministrit Edi Rama. Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe sinqeritetin e tij. I urojmë suksese të vazhdueshme dhe rrugëtimi i tij qoftë gjithmonë i begatë”, ka shkruar Ismajli.