Çifti i famshëm hollivudian, George dhe Amal Clooney, do të bëhen përsëri prindër – njofton OK Magazine.
Një burim pranë çiftit ka thënë se miqtë e tyre të ngushtë tashmë e dinë për pritjen e bukur dhe se ata kanë organizuar një ndejë për ta.
“Amal ka kaluar tremujorin e parë, por barku i saj tashmë ka filluar të shfaqet, kështu që të gjithë do ta dinë këtë lajm së shpejti”, ka thënë një burim.
George dhe Amal Clooney janë prindër të binjakëve katërvjeçarë, ndërsa sipas revistës, aktori i famshëm dhe partnerja e tij do të presin në jetë një tjetër fëmijë.