Kushëriri i George Michael, Andros Georgiou ka bërë lidhjen e vdekjes së këngëtarit me drogën, shkruan BBC.
“Ai ka abuzuar me droga të rënda kohë më parë” ka thënë Georgiou në një intervistë për BBC, duke potencuar që këngëtari ishte i varur nga kokaina më parë.
Ndërsa sa i përket vdekjes së tij kushëriri i Michael, të cilët janë rritur së bashku, mendon që këngëtari ka përdorur ndonjë lloj të drogave dhe ka përzier atë me antidepresiv.
Michael ka vdekur ditën e Krishtlindjeve në moshën 53 vjeçare, dhe raporti policor për vdekjen e tij është jopërfundimtar.
Teste të tjera janë duke u zhvilluar për të gjetur shkaktarët e vdekjes.