Cristiano Ronaldo ka marrë një tjetër dhuratë nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ndërsa duke qenë një admirues i automjeteve, tashmë dihet se cila është dhurata.
Më 5 shkurt, superylli i futbollit i ka mbushur 37 vjet dhe me këtë rast dhurata e tij e ditëlindjes ka qenë një Cadillac Escalade në vlerë prej 150.000 funtesh (178.000 euro).
Ditë më parë, Georgina e publikoi një video në Instagram, në të cilën e shfaqte momentin kur e ka befasuar portugezin me veturën e re.
“Gëzuar 37 vjetorin e lindjes, dashuria e jetës time. Të duam pa kufi. Babai më i mirë dhe partneri më i mirë i jetës që Zoti ka mundur të na zgjedhë. Luftëtar dhe meritor për të gjitha gjërat e mira që të kanë ndodhur. Ti je përsosmëria dhe frymëzimi”, ka shkruar partnerja e portugezit në postimin e saj.
Pikërisht ditën e sotme (e hënë), CR7 është kthyer në stërvitje te Manchester Unitedi duke e vozitur SUV-in e ri, Cadillac Escalade.