Georgina e përkushtuar ndaj fëmijëve që po i rrit me Ronaldon

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Që nga lidhja me Cristiano Ronaldon, Georgina Rodriguez është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku shpërndan imazhe të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj.

Bukuroshja, e cila është nënë e një vajze të përbashkët me futbollistin, kujdeset edhe për tre fëmijët tjerë të superyllit të Juventusit, të cilët kanë lindur nga nëna surrogate.

Prandaj, në profilet e saja në rrjetet sociale, krahas imazheve që tregojnë fizikun e saj, publikohen edhe fotografi.

“Lumturia ime është që t’u ofroj fëmijëve të mi përvoja të reja dhe të pasura”, ka shkruar Georgina në njërin prej postimeve, ku ka pozuar me fëmijët.

Ndërsa nuk mungojnë edhe daljet e përbashkëta familjare me Ronaldon, i cili është po ashtu i përkushtuar ndaj fëmijëve.

https://www.instagram.com/p/B2cZWXvojTT/?utm_source=ig_embed


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme