Ditën e djeshme modelja e njohur Georgina Rodriguez festoi ditëlindjen e saj të 26-të.
Dhe në shenjë falenderimi për urimin dhe për të gjitha ditët e bukura që Cristiano i ka dhuruar ,Georgina bëri një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
“26 shumë e lumtur. Nuk kërkoj më shumë nga jeta. Thjesht shëndët për familjen time dhe mua për të shijuar të gjithë ditë që jam pranë tyre. Faleminderit për urimet , faleminderit për lulet, faleminderit burri i im” ndalojmë pak tek fjalët e fundit.
“Burri i im” i është drejtuar Georgina, CR7 mos vallë pa dashje modelja tregoi që ata janë martuar në fshehtësi.
Kujtojmë që në nëntorin e vitit të kaluar u shkruajt gjatë në media që çifti i njohur i showbizit ishin martuar në fshehtësi.