Aviokompania e pavarur gjermane “Germania”, nga fundi i marsit, do të hapë një linjë të re midis Kopenhagës dhe Prishtinës. Aeroplanët e gjelbër me të bardhë do të fluturojnë mes dy qyteteve çdo të premte. Linja do të operohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj të kahmotshëm “Air Prishtina”, në fluturimet për në Kosovë dhe anasjelltas.
“Ne jemi duke bashkëpunuar me Germania që nga viti 2012. Kemi filluar me linjat nga Prishtina për në destinacionet si Düsseldorf, München dhe Basel-Mulhouse”, ka thënë Leyla Ibrahimi, nga “Air Prishtina”.
“Linja jonë e re midis Prishtinës dhe Kopenhagës nënvizon përpjekjet tona për të ngritur më tej një rrjet linjash që përshtatet me nevojat e klientëve tanë.”
“Bisedimet tona me Air Prishtina dhe Aeroportin e Kopenhagen për hapjen e një linje drejt Prishtinës kanë filluar prej kohësh”, ka thënë Claus Altenburg, drejtor i shitjes në aviokompaninë “Germania”.
“Ne u dakorduam që kjo pranverë do të ishte koha e përkryer për ta lansuar atë.” Germania së fundi ka bërë te ditur se do të lansojë fluturime midis Prishtinës dhe Parisit, të cilat gjithashtu do të fillojnë në mars.
Krahas biletave me çmime të përballueshme si dhe nivelit të lartë të besueshmërisë dhe cilësisë, “Germania” gjithashtu ofron një përvojë të këndshme udhëtimi: kabinat karakterizohen me ulëse të rehatshme dhe ndriçim inovativ të ambientit. Për më tepër, çdo pasagjeri i lejohet bagazhi prej 20 kg dhe bagazh dore 6 kg.
Biletat nga Kopenhaga dhe Parisi për në Prishtinë dhe anasjelltas janë në dispozicion duke filluar nga vetëm 79 euro për një drejtim, dhe mund të rezervohen online në www.flygermania.com, ose duke telefonuar +49 30 610 818 000 (tarifa standarde nga linjat telefonike fikse gjermane, tarifat e telefonisë celulare mund të ndryshojnë) apo nëpërmjet një agjencie turistike. Biletat për fluturimet me “Germania” nga Prishtina për në Kopenhagës, Paris dhe destinacione të ndryshme mund të rezervohen me Air Prishtina në www.airprishtina.com. Të gjitha çmimet e cituara përfshijnë të gjitha taksat dhe tarifat.
Germania është një aviokompani ajrore gjermane e pavarur, e cila është themeluar mbi 30 vite më parë. Në fluturimet në distanca të shkurtra dhe të mesme, aviokompania me shenjat dalluese të saj me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë, bart më shumë se 3 milion pasagjerë në vit. Germania ofron linja të fluturimit nga 20 aeroporte në Evropë drejtë më shumë se 55 destinacione brenda kontinentit, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Duke ndryshuar prirjen e zakonshme të industrisë, Germania vazhdon të ofrojë snacks falas, soft drinks, revista dhe bagazh prej 20 kg pa pagesë. Germania operon fluturime të rregullta, charter dhe jo të rregullta. Së bashku me kompaninë ajrore zvicerane “Germania Flug AG” dhe “Bulgarian Eagle”, flota e Germania-s përbëhet aktualisht prej 29 aeroplanëve. Germania Technik Brandenburg GmbH është përgjegjëse për mirëmbajtjen e aeroplanëve të kompanisë. www.flygermania.com