“Germania” në ANP, pritet të sjellë mbi 2 milionë pasagjerë

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 17:11 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka mbajtur konferencë për media, me rastin e stacionimit të një prej aeroplanëve të kompanisë ajrore “Germania” në ANP.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se sot është ditë e veçantë për Kosovën, ndërsa ka përmendur destinacionet e reja të fluturimeve Prishtinë-Gjermani.

“Sot padyshim është ditë e veçantë për aviacionin. Destinacionet që do shërbehen janë: Munchen, Hamburg, Hannover… Kjo linjë më shumë do ti shërbejë qytetarëve të diasporës tonë. Kosova zbaton marrëveshjen për hapësirën e përbashkët të aviacionit pjesë e së cilës është që nga 2006. Inkurajojmë që të investojnë në vendin tonë dhe të rrisin fluturimet për në Aeroportin tonë dhe anasjelltas”, ka thënë Lekaj, raporton Ekonomia Online.

Haldun Firat Kokturk, drejtor i Aeroportit të Kosovës, ka thënë se shpreson që këtë vit ta përmbyllin me mbi dy milionë pasagjerë.

“Jemi të lumtur që “German” t’iu ofrojmë një shtëpi të re këtu. Që Nga prilli Germania siguron një fluturake në Prishtinë,  të sigurt për ne dhe pasagjeret tanë. Kjo ngjarje shënohet në fazën e investimeve kapitale dhe të hyrat për buxhetin shtetëror. Së bashku po e shtojmë numrin e destinacioneve për pasagjerët tanë. Zgjatja e pistës do jetë ndihmesë për partneret tanë për investime në aeroportin tonë. Ne përkushtohemi që këtë vit ta përmbyllim me mbi 2 milionë pasagjerë”, ka thënë ai.

Herr Christian Heldt, deutsche botschaft Prishtina, ka thënë se ky investim është shumë frytdhënës për të ardhmen.

“Investimi i “Germania” është shumë frytdhënës për të ardhmen. Në vitin e kaluar ka pasur 300 mijë pasagjerë, shpresoj që lidhjet që u cekën më herët do ndikojnë që “Germania”,  të jetë pikë kryesore e daljes për në Gjermani. Është mundësi e madhe edhe për punësimin që “Germania” do punësojë të rinjë e të reja si staf i udhëtimit që besoj që shumë të rinj tanë do përfitojnë. Dhe nëse rritet numri i fluturimeve rritet edhe hapësira lër të punuar”, ka thënë ai.

Air Germania ka 30 aeroplanë të ri A319 me 150 ulëse dhe ky numër do të rritet.

Kjo do ta rrisë edhe mundësinë e punësimit në Kosovë.

 

Të ngjashme