Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu, ka deklaruar në se ditëve në vijim do të kërkohet për trupat e të pagjeturve në një pjesë në afërsi të Gjilanit dhe atë të Kosovës Lindore.
“Do ta hapim një vend në afërsi të Gjilanit dhe në pjesën Lindore të Kosovës, ta shfrytëzojmë kohën para reshjeve atmosferike të dimrit”, tha Gërxhaliu, për T7
Këtë e ka bërë të ditur Gërxhaliu pasi ditë më parë u konfirmua gjetja e mbetjeve mortore me origjinë njerëzore në Rashkë të Serbisë.
Sipas informacioneve të para dyshohet se bëhet fjalë për 16-17 trupa të pajetë, por akoma nuk dihet se nga cilat vende të Kosovës është prejardhja e tyre