Gërvalla dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, diskutuan për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë,  Mitsunori Ogasawara.

Fillimisht, ministrja Gërvalla ka falënderuar Ogasawara për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Palët kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, posaçërisht për nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik. Është biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjithashtu, ministrja Gërvalla e ka njoftuar  Ogasawara lidhur me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme.

Nga ana tjetër, Ogasawara ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën, me theks të veçantë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Të ngjashme