“S’pres nga PDK-ja, Gërvalla ka një ftesë për LDK-në

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka pasur një lutje për LDK-në në seancën e sotme, raporton Ekonomia Online.

Ajo e ka lutur LDK-në që mos ta “bllokojë” buxhetin., “duke e njohur përkushtimin dhe votimin e votuesve” të kësaj partie.

“Duke pasur pritje shumë të vogla për PDK-në dhe aspak pritje për Listën Serbe, kam një lutje për LDK-në.

Duke e njohur përkushtimin dhe votimin e votuesve tuaj, ju ftoj publikisht që, si parti, të mos rreshtoheni me ata që nuk i respektojnë institucionet, që bllokojnë buxhetin, pagat dhe të ardhmen e këtij vendi.

Ju bëj apel sot, ndërsa e keni mundësinë, të punojmë edhe në një orë më të vonshme dhe t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Gërvalla.

Të ngjashme