Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar për një takim me, siç tha ajo, “kolegun” e saj nga Singapori, përkatësisht homologun e saj Vivian Balakrishnan, ku, sërish siç tha ajo, diskutuan për “një shumësi mundësish” në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Singaporit “në të ardhmen”. Gërvalla e përdori termin “koleg” edhe në një takim rishtaz rrugës në margjinat e OKB-së me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të mëdha përkundër të gjitha pritjeve. Shumë mirënjohës për një takim të përzemërt dhe të thellë me kolegen time Vivian Balakrishnan dhe diskutimin rreth një sërë mundësish për të thelluar më tej marrëdhëniet tona në të ardhmen”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Singapore is an example of how small states can achieve great results against all odds. Very grateful for a cordial and insightful meeting with my colleague Vivian Balakrishnan and the discussion about a variety of opportunities to further deepen our 🇸🇬-🇽🇰 relations in the future pic.twitter.com/sYhKGU9JM7
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 23, 2023