Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, kanë diskutuar për politikat në nivel ndërkombëtar dhe situatën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në njoftimin e lëshuar nga ministria, thuhet se Gërvalla ka ritheksuar se Kosova e ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra jashtë vendit.
Ministrja kështu i ka demantuar akuzat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se gjoja se “Kosova dhe disa pjesë tjera të Ballkanit Perendimor po bëhen terren për krimin…”.
Në takimin e mbajtur sot nga Gërvalla dhe Stjernvall u bisedua edhe për ngjarjet në vend.