“Na lini të shkojna njëherë në takim”, kështu ka thënë Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla teksa ka hyrë në zyrat e Vetëvendosjes, e ku është pyetur për emrin e mandatarit të ri pë kryeministër të vendit, raporton Ekonomia Online.
Aty tashmë ka arritur edhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagvci, dhe ministri në dtyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku të cilët ishin në një linjë sikurse kolegët e tyre të cilët u treguan të rezervuar të flasin për një emër për mandatar.
ALBULENA HAXHIU PËR EMRIN E MANDATARIT PËR KRYEMINISTËR: KËSHILLI E VENDOS
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sikurse kolegët e saj Ejup Maqedonci e Mefail Bajqinovci, nuk kanë thënë nëse Albin Kurti do të jetë sërish emri për mandatar të ri për kryeministër apo do të ketë një emër tjetër, raporton Ekonomia Online.
“Pas mbledhjes së Këshillit, Këshilli e vendos”, tha shkurt ajo teksa hyri në zyrat e Vetëvendosjes ku edhe do të mbahet pas pak mbledhja e Këshillit të Vetëvendosjes.
MAQEDONCI SHKON NË MBLEDHJEN E VV-SË: PAS MBLEDHJES DO TË NJOFTOHENI
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tashmë ka arritur në zyrat e Vetëvendosjes. Edhe ai është treguar i rezervuar për emrin e mandatarit për kryeministër, raporton Ekonomia Online.
“Pas mbledhjes besoj që do të njoftoheni”, tha ai shkurt.
BAJQINOVCI PARA SE TË NIS MBLEDHJA E VV-SË: BESOJ DO T’I SHIHNI NË VAZHDIM
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinofci ka arritur në zyrat e partisë.
Ai është pyetur nëse ka diçka të re rreth emrit të mandatarit për kryeministër, ai ka thënë se “besoj do t’i shihni në vazhdim”, ka thënë shkurt, duke mos u përgjigjur as në atë se a ka një emër tjetër vec Albin Kurtit.