Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, disa herë gaboi në postimet e saj në rrjetin social Twitter.
Gërvalla në “Info Magazine” deklaroi se të gjitha huqjet i merr si komplimente teksa nuk ka kritika në politikën e jashtme të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Më lejoni ta them këtë se kjo është një kompliment i madh për punën time ku mediat merren me pikat dhe presjet e mija. Nëse kritikat bazohen vetëm në lëshime të vogla teknike dhe jo në gabime të mëdha për vendin – e kuptoj njëkohësisht si kompliment të punës tonë shumë serioze në ngritjen e politikës së jashtme të Kosovës”.
“Huqja e flamurit është një huqje teknike dhe për gabime të tilla jemi duke punuar por rëndësi ka që nuk ka huqje në politika fundamentale të jashtme të Kosovës”, tha Gërvalla.