Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, ka arritur në Kosovë për vizitë zyrtare, ku është mirëpritur nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz,
Gërvalla-Schwarz përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka pritur homologen e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
“Kjo vizitë historike shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve të forta ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Japonisë dhe një dëshmi e angazhimit të përbashkët për të ndërtuar ura të reja miqësie dhe partneriteti mes dy vendeve tona”, shkroi Gërvalla Schwarz në Facebook, teksa bashkëngjiti edhe fotografitë nga pritja.