Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Gjatë këtij takimi është diskutuar për progresin dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.
Ministrja Gërvalla ka njoftuar Bregu dhe përfaqësuesit e RCC-së me prioritetet e Kosovës karshi agjendës evropiane.
Ministrja e ka konsideruar të vlefshme secilën përpjekje që ndihmon vendet e Ballkanit të avancojnë në këtë drejtim dhe ka theksuar se përfshirja e Kosovës mund të bëhet vetëm me një përfaqësim të barabartë të saj në të gjitha nismat.
Nga ana tjetër, Bregu ka shpjeguar idenë e Tregut të Përbashkët Rajonal me qëllim të krijimit të një rajoni më konkurrues dhe më afër tregjeve të Bashkimit Evropian.