Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka propozuar që të ndahet një shumë prej 200 mijë eurosh si shenjë solidariteti për Bosnje e Hercegovinë, shtet në të cilën ja përmbytur disa qytete në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, raporton Ekonomia Online.
“Në fakt desha t’ju drejtohem me një çështje pak jashtë edhe kornizave të kësaj mbledhjeje me vendime e propozime për të marrë mendimin tuaj për një kërkesë që do ta kemi si Ministri e Punëve të Jashtme për solidarizim me Bosnjën”.
“Vërshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha, prandaj do të kërkoja solidaritetin tuaj, solidarizimin tonë të përbashkët me një shumë prej 200 mijë eurosh. Nëse nuk ka ndonjë kundërshtim këtu, atëherë kryeministër, do t’ju dërgojmë kërkesën zyrtare si MPJ që të mund ta ndërmarrim një hap të tillë”, tha ajo.
“Faleminderit zëvendëskryeministre Gërvalla. Ne për këtë na duhet ta mbajmë një mbledhje tjetër online, që të përgatiet vendimi, materiali, e më pas ta miratojmë atë”, tha Kurti.
Pasi foli edhe zëvendëskryeministrja nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, Kurti tha se “do ta përgatisim këtë propozim-vendim dhe e votojmë në një mbledhje online këtë javë”.
LEXONI EDHE: