Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib, raporton Ekonomia Online.
Takimi është zhvilluar në ambientet e MPJD-së dhe pas takimit, pritet që të ketë konferencë për medie.
Po ashtu gjatë ditës ministrja Hadja Lahbib, do të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.