Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla–Schwarz, e ka quajtur tentim për paralele absurde, kërkesën e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Në një reagim të saj, Gërvalla-Schwarz, duke kujtuar krimin gjenocidal serb në Krushë të Madhe të Rahovecit, thotë se kërkesa e Rusisë është krahasim i papranueshëm.
”Këtë krim gjenocidal Serbia e bëri një ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe. 25 vite pas, Rusia ka thirrur për sot një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke tentuar të ngre një paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila ndaloi fushatën gjenocidale të Serbisë, dhe luftës së saj agresive për aneksimin e territorit të Ukrainës”.